Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.
Me të Rizvanolli ka thënë se kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
“Izraeli është një ndër shtetet nga i cili Kosova ka shumëçka të mësojë në fushën e energjisë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK)”, ka shkruar ajo.
Tutje, Rizvanolli ka bërë të ditur se ambasadores i ka prezantuar prioritetet e Ministria e Ekonomisë në fushën e Burimeve të Ripertritshme të Energjisë dhe punën në zhvillimin e sektorit të TIK-ut si dhe trajnimeve për zhvillimin e fuqisë punëtore në këtë sektor.
“Jam mirënjohëse për mbështetjen e miqve tanë të cilët gjithmonë janë pranë për të na ndihmuar në rrugën tone të zhvillimit”, ka përfunduar ajo.