Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka lavdëruar Qeverinë Kurti për menaxhim në ndërmarrjet publike.
Siç ka bërë të ditur ajo, nga 11 Kryeshefat Ekzekutivë të emëruar në ndërmarrje publike gjatë mandatit qeverisës, “si kurrë më parë” nëntë eksperiencë në kompani vendore dhe ndërkombëtare, si dhe konsulencë.
Po ashtu, Rizvanolli ka thënë se shtatë të tjerë janë tërhequr nga sektori privat, duke sjellë njohuri e përvoja të reja nga këta sektorë dhe dy janë gra.
“Besimi në Qeverisje si dhe rekrutimi transparent e i bazuar në merita çon peshë! Rezultatet e përmirësimit të menaxhimit të ndërmarrjeve publike tanimë kanë filluar të shihen”, ka shkruar ajo në Facebook. /Telegrafi/