Site icon Telegrafi

Rizvanolli e Krasniqi u pritën nga Dri Cena – kryeshef i “Hidrodrinit”, shprehen të kënaqur me operimin e ITUN-it

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik znj. Artane Rizvanolli, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, zv/ministri i Ekonomisë z. Getoar Mjeku dhe Shefi i Njësisë Monitoruese të NP-ve z. Valon Prebreza, janë pritur sot për vizitë dhe takim në Impiantin për Trajtimin e Ujërave të Ndotura (ITUN) në Pejë, nga Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z. Jusuf Nikçi, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena, Drejtorët e Bordit znj. Mevlyde Begolli – Kelmendi dhe z. Simon Balaj.

Sipas njoftimin e “Hidrodrinit”, thuhet se në takim kanë marrë pjesë edhe Zyrtari kryesor Financiar z. Besnik Zeqiraj, sekretarja znj. Kreshnike Dreshaj, Auditorja e brendshme znj. Aurora Sinanaj – Dinaj.

Përfaqësuesit e lartë Qeveritar kanë parë nga afër operimin e Impiantit si tregim suksesi për këtë pjesë të Ballkanit perëndimorë ndërsa që janë njoftuar edhe me ecurinë e zhvillimeve dhe dinamikave të përgjithshme të KRU ‘Hidrodrini.

Takimi është mbyllur me konkluzën e përbashkët, se nga takimi i fundit, i para disa muajve e deri në takimin e sotëm, ministrat respektivë, nga KRU ‘Hidrodrini’ dhe ITUN-i po kthehen në Prishtinë me lajme të mira dhe premtuese për dinamika dhe zhvillime të përgjithshme pozitive”, thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë. /Telegrafi/

Exit mobile version