Verës gjithsesi pëlqehet ushqimi i lehtë, ndërsa ky është pikërisht një ndër ushqimet e tilla
Përbërësit:
– 200 gramë kërpudha
– 100 gramë oriz;
– 1 karotë e madhe;
– 2 tufa qepë të reja;
– fletë majdanozi;
– vaj,
– kripë;
– piper.
Përgatitja:
Në vaj fërgoni qepën e grirë pastaj shtoni karotën e grirë.
Kur të fërgohet, shtoni shampinjonët e grirë dhe orizin të cilin më parë e keni larë, pastaj qitni pak ujë dhe zieni në zjarr të ngadalshëm.
Kur orizi të fryhet pak, shtoni kripën dhe piperin, pastaj qiteni në gjyveç dhe shtoni fletët e grira të majdanozit.
Shtoni edhe pak ujë dhe futeni në furrë që të piqet në 200 gradë Celsius rreth 30 minuta.
Ju bëftë mirë – transmeton Telegrafi.