E rëndësishme është të ndiqni këshillat e mëposhtme:
* Mos i shpërfillni detajet. Sfond muzikor, qirinj të parfumuar, gjithçka është pjesë e ritualit. Ambienti duhet të jetë i ngrohtë teksa përqendroheni te lëvizjet. Lërini jashtë
shqetësimet.
* Zgjidhni produkte cilësore. Vaji ose kremi i duhur ndihmojnë edhe duart për t’i bërë të rrjedhshme lëvizjet. Zgjidhni kremrat me bazë natyrale.
* Lërini ndjesitë që t’ju udhëheqin. Filloni me shputat, shtypini me gishta në qendër dhe në perimetër. Presioni në çdo pikë duhet të zgjasë dhjetë sekonda. Ngjituni përgjatë duke ndjekur linjën e fyellit të këmbës, për të arritur më pas te gjunjët. Nga brenda jashtë. Lëvizjet e duarve nga poshtë-lart dhe anasjelltas përmirësojnë të ndjerit e trupit.
Është një udhëtim në zbulim të vetvetes. Ndërsa jeni duke masazhuar këmbët, vëruni veshin ndjesive që keni. /Telegrafi/