Riyad Mahrez theu rekordin e Didier Drogba duke u bërë lojtari afrikan me numrin më të madh të asistimeve në historinë e Ligës Premier.
Duke dhënë një asistim për golin e Kevin De Bruyne kundër Liverpoolit, Mahrez kaloi Didier Drogba për t’u bërë lojtari afrikan me më shumë asistime në histori të kampionatit elitar anglez.
Ylli algjerian arriti në kuotën e 57 asistime deri tani në Ligën Premier, ndërsa ky ishte asistimi i tij i pestë në ligë këtë sezon.
Riyad Mahrez has now surpassed Didier Drogba with the most Premier League assists by an African player (56) 🤝🇩🇿 pic.twitter.com/91rrdoZC1r
— ESPN FC (@ESPNFC) April 1, 2023
Në katër sezone te Leicester City, Mahrez dha 28 asistime si dhe 39 gola, dhe paraqitjet e tij në King Power i dhanë atij një lëvizje në Etihad në vitin 2018.
Që nga ardhja e tij në Manchester City ai është bërë një pjesë jetike e skuadrës së Pep Guardiolas dhe ka dhuruar 29 asistime.
🇩🇿 @Mahrez22 🪄
Most @premierleague assists by an African player! ⭐️
🔵 2-1 🔴 #ManCity pic.twitter.com/iHvWJdC5VM
— Manchester City (@ManCity) April 1, 2023
Ai e ka fituar Ligën Premier katër herë, dhe në sezonin 2015/16 ai u emërua “Lojtari i Vitit” në Ligën Premier.
Ndryshe, “Qytetarët” përballen në ndeshjen e radhës me Southamptonin para dy ndeshjeve kokë më kokë kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/