Site icon Telegrafi

Rivlerësohen sot kandidaturat për Gjykatën penale dhe atë të Lartë në Maqedoni

Këshilli gjyqësor i Maqedonisë do të rivlerësojë kandidatuart për kryetar të Gjykatës penale në Shkup dhe të Gjykatës së lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca është paraparë të fillojë në ora 11. Kryetari i Këshillit, Zoran Karaxhovski, thotë për 24Vesti se nuk mund të sqarojë saktë se kush ka kërkuar rivlerësim të kandidaturave, por ka patur ankesa nga më tepër kandidatë për kryetarë.

Vendimin për rivlerësimin e kandidaturave e ka sjellë Këshilli pasi që janë vjetëruar vlerësimet e kandidaturave, që për herë të fundit u bënë në vitin 2014.

Për kryetar të Gjykatës penale kanë aplikuar Vlladimir Pançevski dhe Ivan Xholev, kurse për Gjykatën e lartë kanë aplikuar Lidija Nedellkova, Snezhana Bajlozova, Besa Ademi dhe Jovo Vangellovski./Telegrafi/

Exit mobile version