Site icon Telegrafi

Rivizato sytë dhe buzët me një prekje

Zhduk parregullsitë
Me një laps bezhë nëse e ke lëkurën të çelët, kanellë nëse je ezmere para kremit pudër, kalo në pjesën e poshtme të syve ku ke parregullsi. Pastaj, me gishtërinj, rrihe vijën lehtësisht për ta përhapur njëtrajtësisht.

Zgjat vijën
Vijëzo me një laps të zi ose të kaftë syrin, pikërisht ngjitur me qerpikët e sipërm. Zgjate vijën me një bisht të vogël në cepin e jashtëm të syrit duke evituar pjesën e brendshme për të mos rizvogëluar formën.

Tani përhape
Përhapeni vijën e bërë me laps deri sa të fitoni një hije të lehtë përgjatë gjithë qerpikëve, transmeton Telegrafi. Ripërsërisni të njëjtat lëvizje në pjesën e jashtme të syrit deri sa të merrni një ngjyrë homogjene që "hap" shikimin.

Krijo dritë hijen
Ndriço harkun e sipërm me laps të çelët, duke e rrahur me gishtërinj që të fitoni një ngjyrë uniforme. Kalo një laps për hije me një nuancë të fortë në qepallën e sipërme për të krijuar një dritë hije të fortë.

Vizato vetullat
Preje në formë të sheshtë lapsin e vetullave dhe vizatoni shumë pika të vogla detyrimisht në drejtim të qimeve. Dendësoni fillimin e vetullës dhe lehtësoni dorën në fund, duke e zgjatur lehtësisht për lart, që ta bëni syrin më të fortë.

Një krehje me furçë
Një hap shumë i rëndësishëm: me krehrin e vetullave apo me një furçë të vjetër dhëmbësh të lagur me pakëz xhel flokësh, krih vetullat duke ndjekur vijën e tyre natyrale. Rezultati do të jetë i mirë dhe truku pak i dukshëm.

Kalo tek goja
Vizato konturin e buzëve me një laps të butë, pa shkuar më shumë se një milimetër nga vija e tyre natyrale. Fillo gjithnjë nga ana e jashtme drejt qendrës dhe pastaj vijëzo në buzë vija të vogla vertikale.

Bëji më joshëse
Përhap vijat që bëre me majat e gishtërinjve dhe mbuloje mirë vijën e kontureve me ngjyrën. Nëse dëshiron të kesh një efekt më të sofistikuar, shkëlqeji buzët me një vel të lehtë shkëlqyesi transparent. Prekja e dritës do t’i bëjë edhe më të tulta e joshëse. /Telegrafi/
 

Exit mobile version