Dallimi pritet të jetë më i madhe se 100 kilometra
Industrinë e auomobilizmit, Riviani e ka befasuar gjatë vitit të kaluar kur bëri të ditur se do të lansojë dy pickup elektrikë R1T që do të ketë autonomi deri në 643 kilometra, të kombinuar me 754 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.
Reporterët e Automotive News, e kanë vizituar bazën e kompanië që ndodhet në Ilinois të Shteteve të Bashkuara, ku kuptuan se në R1T dhe në makinën SUV R1S do të vendosen bateritë më të mëdha që janë parë në ndonjë makinë deri më tani.
Pretendimet e Rivianit për këtë pickup, pritet t’ja kalojnë Tesla P100D, që ka autonomi prej 507 kilometrash.
Sipas prodhuesit, bateria me 180 kWh, i ka 7,776 qeliza individuale, megjithëse Riviani nuk ka ndonjë përvojë në ndërtimin e këtyre pjesëve dhe mund të ketë ndonjë lëshim, që e bën të mos e kryejë funkionin e paraparë.
Tani që Rivianit i kanë mbetur edhe 17 muaj për ta nxjerrë nga prodhimi, pritet të ketë kohën e mjaftueshme që t’i testojë bateritë, në mënyrë që të jetë e suksesshme në treg. /Telegrafi/