Rivian së fundmi ka prezantuar modelin e ri R2.
Megjithatë, dërgesat e tij nuk do të nisin deri në gjysmën e parë të vitit 2026.
Kur të qarkullojë përfundimisht në tregje, R2 do të vijë me një seri aksesorësh të mrekullueshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ashtu si R1T dhe SUV R1S, modeli më i fundit nga Rivian do t’u shërbejë njerëzve me një mori të mirash opsionale.
Për shembull, kuzhina e udhëtimit e cila vjen me një rezervuar uji dhe enë gatimi.
Gjithashtu, ky model vjen me dy mbajtëse për biçikleta, dhe një kuti në çati të ashtuquajtur Treehouse.
Ajo është një tendë e cila përmban një shkallë për të lehtësuar vendosjen në të.
Padyshim, produkti më i ri nga marka amerikane është një prej veturave elektrike më interesante.
Edhe pse çmimi i tij fillestar është 45 mijë dollarë (mbi 40 mijë euro), ju duhet të paguani shtesë për aksesorët e tjerë. /Telegrafi/