Themeluesi dhe njëherit drejtori ekzekutiv i kompanisë Rivian, RJ Scaringe, të martën ka publikuar në Twitter fotografitë e para të veturës elektrike të kësaj kompanie – modelin R1T i cili po dilte nga shiriti prodhues i fabrikës.
Kompania start-up Rivian është prodhuesi i parë i veturave që në treg nxorri SUV-in elektrik, duke lënë pas Teslan, General Motors dhe kompanitë tjera që viteve të fundit kanë paralajmëruar prodhimin serik të modeleve të ndryshme elektrike, transmeton Telegrafi.
After months of building pre-production vehicles, this morning our first customer vehicle drove off our production line in Normal! Our team's collective efforts have made this moment possible. Can't wait to get these into the hands of our customers! pic.twitter.com/8ZidwTaXRI
— RJ Scaringe (@RJScaringe) September 14, 2021
RJ Scaringe pati prezantuar prototipin e kësaj veture në vitin 2018, kurse vetëm tre vite më vonë arriti që nga ky prototip të nxjerr nga fabrika prodhimin serik të këtij modeli – R1T.
“Pas punës disa mujore, në mëngjes mjeti jonë i parë ka zbritur nga shiriti prodhues për blerësin në qytetin Normal. Mezi presim t’ia dorëzojmë blerësit veturën”, ka shkruar ai në Twitter. /Telegrafi/