Telegrafi

River Plate refuzon të luajë Superclasico në Bernabeu

Stadiumi i River Plates (Foto: Getty Images/Getty Images/Guliver)

Pas incidentit me autobusit e Boca Juniorsit, Konfederata e Futbollit për Amerikën e Jugut (CONMEBOL) vendosi që finalja e dytë e Copa Libertadores të zhvillohet jashtë Argjentinës.

Ditë më parë u vendos që finalja të luhet në Spanjës, më saktësisht në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ në Madrid.

Por, kjo nuk i po i pëlqen aspak River Plates, të cilët me një komunikatë zyrtare refuzojnë të luajnë në një stadium tjetër përveç El Monumental.

Monumental Stadium në pritje të ndeshjes së dytë të Copa CONMEBOL Libertadores 2018 (Foto: Marcelo Endelli/Getty Images/Guliver)

Los Millonarios refuzojnë të ndryshojnë stadium pasi kështu tifozët e shumë të tyre nuk do ta kenë mundësinë të ndjekin skuadrën e tyre nga afër në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Ndeshja e parë mes Boca Juniorsit dhe River Plates përfundoi me rezultat 2-2.

Lexo po ashtu Tifozët e Riverit sulmojnë me gurë dhe gaz lotsjellës autobusin e Bocas, rrezikon të shtyhet finalja

Kjo është hera e parë që dy rivalët e përbetuar luajnë në finale të Copa Libertadores, ndërsa është hera e fundit që finalja e kësaj gare luhet me dy ndeshje.

Ndeshja në Bernabeu ishte përcaktuar të luhet me 9 dhjetor, por tani mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat. /Telegrafi/