Site icon Telegrafi

River Plate fiton ‘Superclasicon’ në udhëtim te Boca Juniors, një gol i anuluar në minutën e 97-të çmendi tifozët vendas

River Plate ka fituar ‘Superclasicon’ e parë këtë edicion, teksa ka mposhtur Boca Juniorsin me rezultat 1-0.

Në derbin e jashtëzakonshëm të Buenos Aires, River Plate fitoi në udhëtim te Boca, duke u ngritur në pozitën e pestë në tabelë.

Goli i mesfushorit Mannuel Lanzini në minutën e 20-të ka qenë vendimtar për fitoren e River Plates në këtë duel.

Boca u hodh e gjitha në sulm për të kërkuar golin e barazimit pasi luanin para tifozëve të tyre.

Vendasit e gjetën golin në minutën e 97-të me anë të sulmuesit Milton Gimenez, por ai u anulua pas rishikimit në VAR, pasi lojtari vendas kishte luajtur me dorë.

Kaq mjaftoi që tifozët vendas të ‘çmendën’ dhe kësisoj River Plate u largua nga La Bombonera me tre pikë të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version