Telegrafi

Rivarroset heroi Zahir Pajaziti në Kompleksin Memorial në Turuqicë të Podujevës (Foto/Video)

Ka përfunduar ceremonia e rivarrimit të heroit kombëtar Zahir Pajaziti, ku të pranishëm ishin qindra qytetarë. Eshtrat e dëshmorit Pajaziti me kërkesë të familjarëve të tij nga sot do të pushojnë në Kompleksin Memorial në Turuqicë të Podujevës.

Agim Pajaziti, vëllai i dëshmorit Zahir Pajaziti pas ceremonisë së rivarrimit tha se ndihet shumë krenar që i sheh gjithë ata njerëz në ceremoni për ta nderuar vëllanë e tij, raporton Telegrafi.

Ai tha se Kompleksi Memorial në Turuqicë të Podujevës filloi në vitin 2004, si ide e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/