Telegrafi

Rivarrosen dëshmorët Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit të kombit, gjeneral-major Ilir Konushevci dhe dëshmorit të kombit, Dr. Hazir Malaj.

Në orën 12:00 do të ketë homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në ora 13:00 do të mbahet akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.

Në ora 14:00 do të bëhet nisja e kortezhit, ndërkaq në 14:30 bëhet rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani – Prishtinë.