Site icon Telegrafi

Rivali i Viniciusit në La Liga e mbështet brazilianin në betejën kundër racizmit

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka kritikuar përsëri mungesën e veprimeve konkrete kundër racizmit në futboll. 

Reprezentuesi brazilian është bërë një figurë kyçe e lëvizjeve kundër racizmit në Spanjë, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për ndryshim dhe veprime kundër abuzuesve. 

Vinicius Jr ka pësuar abuzime raciste dhe tallje në rrjetet sociale për vite me rradhë, por problemi ka depërtuar edhe në stadiume gjatë sezoneve të fundit. 

Janë raportuar shumë incidente ku tifozët e skuadrave kundërshtare kanë abuzuar në baza racore ndaj tij, megjithatë, ylli i ‘Los Blancos’ mbetet një objektiv, me veprime të ndryshme dhe jo gjithmonë efektive nga ana e autoriteteve. 

Lexo po ashtu Ancelotti është i vetëdijshëm për bisedimet e Real Madridit me një trajner tjetër

Pavarësisht nga thashethemet se problemi i vazhdueshëm i racizmit mund ta detyrojë atë të largohet nga Spanja, 24-vjeçari është i gatshëm të zgjasë aventurën e tij me Real Madridin. 

Para ndeshjes së Real Madridit kundër Rayo Vallecanos këtë fundjavë, mbrojtësi i ekipit kundërshtar, Florian Lejeune dha mendimin e tij për betejën e Viniciusit kundër racizmit. 

“Ai është një lojtar i ri që është ende në fazën e të mësuarit. Duket si një person i mirë që nuk dëshiron të bëjë keq apo të gabojë”. 

 “Megjithatë, për shkak të mënyrës se si garon, gjërat nuk shkojnë aq mirë për të”, ka thënë Lejeune në një intervistë për Mundo Deportivo. 

Ndërsa Real Madrid po lufton për të mbrojtur titullin e La Ligës dhe Rayo Vallecano po përpiqet të sigurojë kualifikimin në Evropë për herë të parë pas dy dekadash, ndeshja më 9 mars do të jetë një sfidë kyçe për të dyja skuadrat./Telegrafi/

Exit mobile version