Drita është shpall kampion i Kosovës në futboll pas 15 viteve dhe kjo ka bërë që të festohet prej fansave.
Pos shumë urimeve dhe përgëzimeve, bardhekaltërit u befasuan edhe prej rivalëve lokal.
Në fakt, duket se urrejtja mes këtyre dyja ekipeve është shkrirë pas urimit që Gjilani i ka bërë Dritës.
“Kryesia e SC Gjilani ia uron titullin Kampion FC Dritës dhe i uron suksese në garat Europiane”, ka uruar Gjilani.
Theksojmë se ky është titulli i dytë në histori të klubit nga Gjilani dhe i pari pas 15 vjetëve.
Presidenti i klubit, Valon Murseli ka premtuar investime të mëdha gjatë sezonit të ardhshëm.
Ndryshe, Drita pritet ta përfaqësojë shtetin tonë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/