Site icon Telegrafi

Rivali i Starlinkut, OneWeb synon mbulim global të internetit përmes satelitëve

OneWeb një rival i shërbimit Starlink të Elon Musk po synon të lansojë mbulim të internetit globalisht pasi lëshoi me sukses grupin e fundit të satelitëve të nevojshëm për shërbimin e tij me brez të gjerë.

Startup-i britanik lëshoi 36 satelitë shtesë të dielën në mëngjes nga Qendra Hapësinore Satish Dhawan në Sriharikota, Indi, duke e çuar plejadën e saj totale deri më tani në 618 satelitë, transmeton Telegrafi.

Satelitët u lansuan të dielën në orën 9 të mëngjesit me kohë lokale.

Ndonëse OneWeb duhet të lansojë edhe disa satelitë të tjerë në maj dhe qershor, tani ka mjaftueshëm për të ofruar lidhje interneti në çdo vend të globit, sipas drejtuesve të kompanisë.

Kompania shpreson t’u ofrojë klientëve të saj mbulim në mbarë botën deri në fund të vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version