Mirëpo, duket se Viber prej momentit të lansimit e deri më sot, ka kaluar një rrugë të gjatë dhe të mirë, pasi që tani thuhet se ky aplikacion është shkarkuar më shumë se 10 milionë herë në dyqanin virtual të iPhone.
Zhvilluesit e këtij aplikacioni thonë se janë afër përfundimit të aplikacionit, edhe për sistemin operativ Android, ndërsa i njëjti pritet të vijë në Android Market diku nga mesi i muajit mars.
Aplikacioni më i ri që po bëhet gati edhe për Android, do tu mundësojë përdoruesve të saj që të bëjnë thirrje pa pagesë edhe nga telefonat e tyre Android ose iPhone, ndërsa ata që e shkarkojnë këtë aplikacion do të mund të thërrasin një numër të caktuar, pa pasur nevojë që ta regjistrojnë fillimisht.
Funksionet tjera të këtij aplikacioni përfshijnë edhe listën e kontakteve si dhe mundësinë të bëjnë thirrje edhe ndërsa përdorin lidhjen 3G apo atë WiFi, pa asnjë pagesë. / Telegrafi /