Telegrafi

Rivaldo zbulon histori nga e kaluara: Më pëlqente Unitedi, vetëm tek ta do të luaja në Ligën Premier

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka thënë se do dëshironte të bashkohej në Manchester Unitedit në një moment.

Fituesi i Kupës së Botës me Brazilin luajti për Barcelonën gjatë viteve më të mira të karrierës së tij.

Ai luajti dhe shënoi kundër Unitedin në ndeshjet e Ligës së Kampionëve në disa raste.

Lexo po ashtu Tifozët votojnë për lojtarët më të mirë në vitet e 90'ta - renditje për t'u befasuar

Por, ai e pranoi admirimin e tij për ekipin anglez dhe Sir Alex Ferguson.

“Kishte zëra. Man Utd kishte fituar kohëve të fundit Ligën e Kampionëve në një finale epike kundër Bayern Munich”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

“Unë isha në Camp Nou [Finalja e Ligës së Kampionëve në 1999] atë natë dhe mendova se, nëse do të luaja në Ligën Premier një ditë, klubi që do zgjidhja do do të ishte Unitedi”.

“Kishte klube të tjera të mira në Angli atëherë si Arsenali, Chelsea ose Liverpooli, por Unitedi gjithmonë më tërhoqi vëmendjen për gjithçka që ata po arrinin dhe mënyrën se si po luanin në ato ditë”.

“Sir Alex gjithmonë thoshte gjëra të mira për mua kur u përballa me ta”.

“Kam një dashuri të veçantë për klubin dhe do të ishte zgjidhja ime nëse do të më lejohej të zgjidh ndonjë klub në Ligën Premier”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/