Telegrafi

Rivaldo: Për mua, më i mirë Mourinho sesa Van Gaali

Ish-menaxheri i Manchester Unitedit dhe Chelseat, Jose Mourinho, ka fituar lavdërime të mëdha nga legjenda braziliane Rivaldo.

Rivaldo kishte kaluar disa sezone të mira te Barcelona dhe gjatë asaj kohe si trajneri kishte Louis Van Gaal, ndërsa asistent të tij Mourinhon.

Megjithatë, braziliani e pranon se ishte më i lumtur të punonte me Mourinhon sesa me holandezin van Gaal.

Lexo po ashtu Tetë futbollistët e vetëm që kanë fituar Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë (Foto)

“Me Mourinhon unë isha mirë, ai ishte shumë i afërt, një person më i mirë, kuptohesha më mirë sesa me Van Gaalin”, ka thënë fillimisht Rivaldo për AS.

“Kam luajtur tre vjet në krahun e majtë dhe kam qenë gjithmonë një numër 10 dhe jo 11”.

Vaan Gaal dhe Mourinho gjatë kohës së tyre te Barcelona

“Në një ndeshje me Atletico Madridin, unë ndryshova pozicionin dhe ai u mërzit”.

“Pastaj fola me Mourinhon, i cili ishte një asistent dhe sqarova të gjitha gjërat”, përfundoi legjenda braziliane. /Telegrafi/