Ish sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo beson që Neymar shumë shpejtë do ta kalojë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon për tu bërë më i miri në botë.
Rivaldo, që ka luajtur me katalunasit në vitet 1997 dhe 2002, beson se Messi dhe Ronaldo shumë shpejtë do të ndalen dhe dominim i tyre nuk do të zgjatë.
“Më të mirët tani janë Messi dhe Ronaldo, por shumë shpejtë Neymar do të jetë më i mirë në botë”, ka thënë Rivaldo për Mundo Deportivo.
“Barcelona është skuadër e madhe dhe në pesë apo gjashtë viteve e fundit futbolli i tyre është duke i bërë të lumtur njerëzit”. /Telegrafi/