Legjenda braziliane, Rivaldo do të donte që Neymar të transferohej nga Paris Saint-Germain te Manchester City, pasi i përshtaten profilet.
E ardhmja e Neymar në PSG është në ajër dhe emri i tij jo rrallëherë ka qenë i përfolur për një largim nga Parc des Princes.
Për largimin e tij të mundshëm ka folur edhe legjenda braziliane, Rivaldo, i cili preferon ta shoh Neymarin teksa transferohet te gjiganti anglez, City.
“Sinqerisht, unë nuk shoh që kjo të ndodhë në këtë afat kalimtar. Por kjo mund të ndryshojë në fund të sezonit kur PSG të ketë mundësinë ta shesë atë për të kompensuar investimin e tyre dhe kjo mund të hapë dyert e Ligës Premier për Neymar”, ka thënë fillimisht Rivaldo.
“Unë mendoj se Man City do të ishte klubi perfekt për të, sepse do t’i japë atij një shans më të mirë për të pasur sukses”.
“Dhe ai do të luante në një ekip shumë sulmues që luan futboll fantastik nën drejtimin e Pep Guardiolës”, përfundoi legjenda braziliane.
Me emrin e Neymarit janë lidhur edhe klubet tjera si Chelsea dhe Neëcastle Unitedi, teksa nuk përjashtohet një rikthim te Barcelona. /Telegrafi/