Site icon Telegrafi

I riu vetëvritet në aeroportin e Rinasit: “Më prit se po vij” (Foto)

Një mashkull, rreth 35 vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një lartësi brenda terminalit të aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Viktima është sjellë i pajetë në qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Policia thotë se viktima është J. Kapllani.

Veprimi i tij ka ngjallur edhe panik mes udhëtarëve.

Burime nga “Panorama” thonë se shqiptari banonte në Munih të Gjermanisë. Ai sapo kishte mbërritur nga Gjermania dhe ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Policia thotë se ka dyshime të forta se ai vuante nga depresioni dhe se kjo mund ta ketë shtyrë në aktin ekstrem.

Një dëshmitar në vendngjarje tha se J. Kapllani, para se të hidhej nga kati i dytë i terminalit, thirri: “Më prit se po vij”.

Exit mobile version