Me zhvillimin e rrjeteve sociale janë bërë tejet të njohura, shpeshherë edhe brutale – “prank”.
Disa na bëjnë të qeshim deri në lot, disa na trembin dhe tjetri është ndoshta më mizori ndonjëherë!
Nëse ndiqni me kujdes sjelljen e të riut që shfaqet në videon e mëposhtme, sigurisht që do të rrëqethni.
E gjithë historia u shpik nga ekipi i kanalit në YouTube “TopNotch Idiots”, miku i të cilit merrte rregullisht infuzione në shtëpinë e tij. Ata dyshohet se e kanë bindur infermieren që ta vinte fshehurazi të riun në gjumë, pas së cilës i ndërruan rrobat dhe e vendosën në një arkivol.
Njëkohësisht në kishë u organizua edhe “vigjilja” me praninë e të afërmve, të gjithë me lule dhe kurora me lule.
Nëse besojmë se skena nuk është inskenuar, i riu zgjohet dhe del nga arkivoli i tronditur plotësisht. E shohim teksa lëkundet dhe i thërret nënës së tij, e cila gjithashtu është pjesë e mashtrimit.
Megjithatë, të pranishmit bëjnë sikur nuk e vënë re, gjë që e çmend të riun.
Fatmirësisht, drama nuk zgjati shumë. Në momentin që po fliste me burrin e radhës së parë, ai u “fshikullua” dhe ky ishte sinjali që të gjithë të fillonin të duartrokisnin dhe të qeshnin me të madhe. /Telegrafi/