Në Caithness të Skocisë, është parë momenti i pazakontë, kur një grua e ka goditur një të ri me shpullë në fytyrë, para se t’i kërkonte të merrte çanta dhe të largohej.
Ende nuk dihet lidhja që kanë ata në mes vete, por ngjarja që është parë në publik, ka marrë reagime shumë negative, transmeton Telegrafi.
“Ishte shumë agresive, çfarëdo të kenë qenë rrethanat, ai dukej se ishte shumë i qetë dhe i pambrojtur” është komentuar ngjarja.
Derisa disa kanë thënë se ata mund të kenë qenë partnerë, të tjerë mendojnë se mund të ketë qëndruar me qira dhe është përzënë nga pronarja. /Telegrafi/