Trupi i pajetë i një të riu shqiptar është gjetur në bordin e një makine “Volkswagen Polo“ në Itali.
Mediat italiane raportojnë se 27-vjeçari Serxhio Veizi u gjet i mbuluar nga gjaku, ndërsa pranë tij ishte edhe arma e krimit.
Deri tani nuk ka të dhëna nëse shqiptari është vrarë apo vetëvrarë, përcjell oranews.tv.
Ngjarja ndodhi sot pasdite (27 gusht) rreth orës 15:00 në anë të rrugës provinciale Casarano-Ugento.
Hetimet për rastin janë në vazhdim, por autopsia do të hedhë dritë mbi natyrën e ngjarjes, qoftë vrasje apo vetëvrasje.