Shpërndarësi i drogës i bie ziles së banesës së klientit të tij, por në momentin më të gabuar.
Ngjarja ka ndodhur në Foligno të Italisë, raportojnë sot mediat lokale.
Efektivë të policisë po kryenin një bastisje në një apartament (ku gjetën 2 gramë kokainë), kur një 20-vjeçar shqiptar, i ra ziles së derës, transmeton syri.
Agjentët e ndaluan dhe kontrolluan. I riu kishte me vete 20 gramë kokainë të ndarë në doza. Më pas, efektivët kontrolluan edhe banesën e shqiptarit ku gjetën 10 gramë kokainë dhe 700 euro. Shqiptari është arrestuar dhe dërguar në burgun e Spoleto-s.
Droga, sipas policisë, mund të gjeneronte 3.000 euro.