Anëtarët e “Rolling Stones” akoma dinë si të argëtohen, mirëpo duket se kanë harruar se nuk janë më të rinj.
Ronnie Wood, Bill Wyman dhe Keith Richards kanë pasur nevojë që t’i ndihmojë dikush gjatë largimit nga festa për ditëlindjen e 70-të të Woods.
Njeriu i ditëlindjes, i cili është baba i gjashtë fëmijëve, e kishte pasur të vështirë të qëndronte në këmbë, ashtu që gruaja e tij 39-vjeçare Sally e ka ndihmuar që të hyjë në veturë në Belgravia të Londrës.
73-vjeçari Richards po ashtu është ndihmuar nga gruaja e tij 61-vjeçare, Patti Hansen. Kitaristi është baba i pesë fëmijëve, ndërsa dukej sikur t’i kishte veshur rrobat e djalit të tij.
Ish-basisti i Stonesave, 80-vjeçari Bill Wyman, u ndihmua nga gruaja e tij 47-vjeçare, Suzanne Acosta, pasi nuk mund të dilte nga dera.
Në këtë ndejë nuk kanë qenë të pranishëm dy pjesëtarët tjerë – frontmeni 73 vjeçar, Mick Jagger dhe bateristi 76-vjeçar Charlie Watts, të cilët e kanë uruar mikun e tyre përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/