Zanobia Richmon e ka gjetur trupin e vdekur të Dyquain Rogersit, në nënkulmin e shtëpisë së saj në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara – dy vite pasi ai është zhdukur.
Adoleshenti 21-vjeçar, që për herë të fundit është parë në nëntor të vitit 2014 pranë shtëpisë së gjyshes së tij, kishte humbur pa gjurmë dhe çdo përpjekje për ta gjetur kishte qenë e kotë, transmeton Telegrafi.
Ai nuk ishte paraqitur në punë, derisa telefonin, kuletën dhe syzet i kishte lënë në shtëpinë e të moshuarës.
“Kohëve të fundit jam duke pasur fat shumë të keq”, është gjëja e fundit që ka shkruar ai në Facebook, ku nuk është paraqitur më.
Së fundmi, gjyshja tij e ka dëgjuar një zhurmë në nënkulm dhe ka vendosur të hyjë në atë vend që nuk ka qenë kurrë i rregulluar për qëndrim apo pushim.
Zhurma që Richmond ka dëgjuar, besohet të jetë shkaktuar nga trupi i Rogersit që po shkëputej dhe copëtohej.
Policia është duke e hetuar rastin, që besohet të jetë vetëvrasje. /Telegrafi/