Një përdoruese e Facebook-ut e identifikuar si Nahbila Lima, ka shpërndarë në profilin e saj disa pamje të rënda, për të cilat thotë se një djalë i ri ka vrarë nënën e tij për para në qytetin Kumba në Kamerun.
Ngjarja është edhe më e tmerrshme për faktin, se ky i ri i kishte prerë kokën nënës së tij, transmeton Telegrafi.
Në fotografitë e postuara më poshtë shihet se si kjo grua kishte prerje nëpër duar, të cilat sipas gjitha gjasave i janë shkaktuar derisa ka tentuar të mbrohet nga i biri i dhunshëm.
Vrasësi I pashpirt pasi e kishte ekzekutuar nënën e tij, trupin e saj e kishte vendosur në kolltuk. /Telegrafi/