Pushuesit e një parku në Kent të Anglisë, janë befasuar nga një çift që kryenin marrëdhënie seksuale në mes të ditës.
Ata nuk janë brengosur nga prania e njerëzve, madje edhe kur dikush ka thirrur në drejtim të tyre.
Dyshja kanë vazhduar me ‘punën e që kanë nisur’, megjithëse në afërsi kishte fëmijë dhe të rinj, transmeton Telegrafi.
Dikush e ka vënë në Snapchat fotografinë ku ata shihen të shtrirë në barë, ndërsa më pas kjo është shpërndarë edhe në rrjete tjera sociale.
“Këto janë efektet që japë dielli i nxehtë i pranverës”, është një nga komentet lidhur me ngjarjen që ka ndodhur në zonën e njohur si Darford. /Telegrafi/