Site icon Telegrafi

I riu për pak sa nuk vdesë, në momentin që i mbetet në fyt një kafshatë me ushqim (Video)

Një moment dramatik është filmuar nga kamerat e sigurisë, në të cilën shfaqet një djalë i ri i cili për pak sa nuk vdesë në momentin që i mbetet në fyt një kafshatë ushqimi.

Po të mos ishte reagimi i shpejtë i babai të tij, Damien Martinez do të ishte i vdekur, pasi mbeti pa frymë në momentin që një kafshatë me ushqim i mbeti në fyt në një qendër tregtare në Houston, Texas, transmeton Telegrafi.

Në video mund të shihet se si djaloshi fillimisht kollitet, dhe nga paniku vrapon nëpër korridor duke mos ditur çfarë të bëjë.

Por në momentet më kritike shfaqet babai i tij i cili fillon ta godas në shpinë, duke shpresuar se do t’i dalë ushqimi nga goja, dhe për fat të mirë i riu i shpëton më të keqes. /Telegrafi/

Exit mobile version