Telegrafi

I riu paraqitet i gjallë papritur në varrimin e tij (Foto)

Një person nga një fshat në Paraguaj u kthye në shtëpi pas tri ditësh dhe pa që familja e tij po e varroste një trup për të cilin mendonin se ishte i tij.

20 vjeçari Juan Ramon Alfonso Penayo ishte parë për herë të fundit të enjten teksa ishte larguar nga shtëpia ku banon me familje pranë kufirit me Brazilin.

Zona ku gjendet fshati gjithnjë ka telashe me banda kriminale që merren me drogë dhe kur djali nuk u kthye për disa ditë në shtëpi, familja erdhi në përfundimin që ai kishte hasur në telashe, raporton metro.

Kur policia e gjeti një trup të djegur, familja menjëherë mendoi që trupi ishte i djalit të tij që ishte larguar nga shtëpia më herët.

Me kthimin e tij shëndosh e mirë në shtëpi, trupi që po varrosej u kthye sërish në morg, ndërsa deri më tash askush nuk ka shkuar për ta marrë.