Site icon Telegrafi

I riu që u nxor i gjallë nga rrënojat pas 94 orësh, mbijetoi duke pirë urinën e tij

Një adoleshent u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shembur në epiqendrën e tërmetit, Gaziantep, mëngjesin e sotëm, 94 orë pas tërmetit të parë.

Ekipet e shpëtimit mes lotëve, duartrokitën dhe brohoritën emrin e tij derisa nxorën nga rrënojat 17-vjeçarin, Adnan Muhammed Korku nga bodrumi ku ai kishte mbeti i bllokuar, transmeton Telegrafi.

Shpëtimi dramatik vjen pasi shanset për të gjetur më shumë të mbijetuar po zvogëlohen shpejt, me shkallën mesatare të mbijetesës që bie në 6 për qind deri në ditën e pestë në këto lloj fatkeqësish, sipas ekspertëve.

Lexo po ashtu Pse kaq shumë ndërtesa u shembën në Turqi?

“Faleminderit Zotit që mbërritët”, tha ai duke përqafuar nënën e tij.

“Faleminderit te gjithëve”.

Korku ishte kryesisht i padëmtuar, por tha se ishte i detyruar të pinte urinën e tij për të mbijetuar, sipas Sky News, përcjell Telegrafi.

Sky News

“Unë kam një djalë si ju”, i tha një punonjës shpëtimi.

“Të betohem, nuk kam fjetur për katër ditë. Të betohem se nuk kam fjetur, po përpiqesha të të nxjerr jashtë”. /Telegrafi/

Exit mobile version