Site icon Telegrafi

I riu nga Turqia mbijetoi për 133 orë në rrënoja duke pirë një pije të gazuar, po luante PlayStation kur ndodhi tërmeti

Baris Kuzucuoglu i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e ndërtesës pas 133 orësh tha se mbijetoi duke konsumuar një pije të gazuar.

Shtëpia e tij në lagjen Besni të Adiyaman ishte një ndër mijëra objekte që u shkatërruan në Turqi pas tërmetit të fuqishëm të së hënës, transmeton Telegrafi.

Kuzucuoglu, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, tha se ka luajtur PlayStation gjatë kohës kur ndodhi tërmeti.

Ai tha se kishte me vete 1 litër pije të gazuar dhe se kishte pirë për aq kohë sa ishte në rrënoja.

“Unë mbijetova duke pirë pije të gazuar”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version