Telegrafi

I riu nga Serbia i cili me një gjest brenda dyqanit të produkteve të bukurisë nervozoi femrat – ua ndërroi kutitë ngjyrave të flokëve

Në TikTok një djalë i ri nga Serbia ka tentuar të fitojë vëmendje me çdo kusht, e videoja e tij e dëshmon këtë më së miri.

Në Twitter është publikuar një video nga TikTok, ku shihet i riu brenda një qendre tregtare duke ndërruar produktet e ngjyrës së flokëve – duke i futur ato në kuti të ndryshme, transmeton Telegrafi.

E ky veprim i tij ka nxitur reagime të ashpra të femrave, që kanë kërkuar informacione për të “për ta zënë dhe ta rrahur keq”.

E mediat ne Serbi raportojnë se lidhur me ekzistencën e kësaj videoje është informuar edhe menaxhmenti i qendrës tregtare, si dhe pronari i lokalit të produkteve të bukurisë.

Ata kanë reaguar me qëllim që blerësit potencial të mos i bartin pasojat e një veprimi të pamenduar mirë të këtij të riu. /Telegrafi/