Për kontributin e jashtëzakonshëm në shëndetësi, Dardan Asllani nga Klinika Digjitale, emërohet një ndër 50 Liderët Global të Shëndetit Digjital.
Healthcare Information and Management Systems Society Inc. (HIMSS) – SHBA, çdo vit identifikon, nderon dhe bashkon drejtuesit kryesorë të shëndetit digjital të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shëndetit digjital në botë. Liderët e zgjedhur, do të punojnë së bashku me HIMSS dhe komunitetin global të kujdesit shëndetësor për të kontribuar në ndryshim dhe kapërcyer sfidat sistematike shëndetësore duke adresuar boshllëqet dhe nevojat në nivelin lokal dhe rajonal.
Healthcare Information and Management Systems Society, Inc. (HIMSS), SHBA, – është organizatë lidere e shëndetit dhe udhëheqëse globale që mbështet transformimin e ekosistemit shëndetësor përmes informacionit dhe teknologjisë. HIMSS ofron një thellësi dhe gjerësi unike të ekspertizës në inovacionin shëndetësor, politikat publike, zhvillimin e fuqisë punëtore, kërkimin dhe analizat për të këshilluar udhëheqësit global, aktorët dhe ndikuesit mbi praktikat më të mira në informacionin dhe teknologjinë shëndetësore. Përmes motorit të saj të inovacionit, HIMSS ofron njohuri kryesore, edukim dhe ngjarje atraktive për ofruesit e kujdesit shëndetësor, qeveritë dhe furnizuesit e tregut, duke u siguruar që ata të kenë informacionin e duhur në kohën e marrjes së vendimeve.
Çdo vit, një grup i ri me 50 udhëheqës të lartë global bashkohet me komunitetin HIMSS, me një mandat prej një viti. Liderët e zgjedhur shërbejnë si udhëheqës dhe këshilltar për të frymëzuar brezat e ardhshëm për ndryshim dhe zhvillim global. Qëllimi i liderëve të Komunitetit Future50 është të njohë, sjellë së bashku dhe të mbështesë reformuesit të kujdesit shëndetësor në të gjithë globin për të nxitur transformimin digjital për të gjithë dhe kudo.
Sfidat për zhvillimin e shëndetit digjital janë të mëdha në mbarë botën. Për të zhvilluar sistemin shëndetësor digjital në vendin tonë, nevojitet vizion i qartë, bashkëpunim dhe mirëbesim në mes të gjithë ekspertëve digjitalë dhe profesionistëve shëndetësorë. Kosova, gëzon përkrahje të madhe dhe gatishmëri të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë për të fillluar reformimin e shumëpritur të sistemit shëndetësor. Ne të gjithë duhet dhe mundemi të kontribojmë për t’a bërë vendin tonë më të mirë dhe më të zhvilluar. Reformimi shëndetësor nuk ka alternativë, gatishmëri ka dhe koha është tani, porosit Dardan Asllani.
Konsistenca dhe përkushtimi, mundësojnë të arrihen të pamundurat. Bashkëmoshatarët e mi dhe të gjithë të rinjtë Kosovar duhet të besojnë se edhe nga vendi ynë i vogël, ëndrrat e mëdha mund të realizohen. Gjithçka nevojitet është të ëndërroni një ëndërr të madhe, të besoni në atë dhe të punoni për t’a bërë realitet. Këtë e kanë dëshmuar shumë të rinjë dhe të reja nga Kosova, këtë mund t’a bëni edhe ju – është shprehur ai.
Për të mësuar më shumë vizitoni: https://www.himss.org/membership-participation/himss-future50-community