Site icon Telegrafi

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Gjykata në Korenë e Jugut e ka shpallur fajtor një burrë, i cili tentoi të shmang shërbimin ushtarak duke shtuar qëllimshëm në peshë, shkruan BBC.

26-vjeçari filloi të konsumojë ushqim pa kontroll para se t’i nënshtrohet ekzaminimeve fizike, është thënë në gjykatën në Seul, transmeton Telegrafi.

Ai është kategorizuar si obez, duke i lejuar atij të shërbej në një rol jo luftarak në një agjenci qeveritare.

I pandehuri mori një vit dënim me kusht, kurse miku i tij i cili krijoi një regjim të veçantë që dyfishonte konsumin e tij ditor të ushqimit, mori një dënim me kusht prej gjashtë muajsh.

Të gjithë burrat e aftë për punë në Korenë e Jugut mbi moshën 18 vjeç, duhet të shërbejnë në ushtri për të paktën 18 muaj.

Sipas Korean Herald, i pandehuri fillimisht ishte cilësuar si “fit” për luftime gjatë ekzaminimeve të para fizike.

Por në atë final gjatë vitit të kaluar, ai peshonte mbi 102 kilogramë – duke e cilësuar si obez. /Telegrafi/

 

Exit mobile version