Telegrafi

I riu nga Deçani vdes tragjikisht në Bjeshkët e Deçanit

Foto ilustruese

Mbrëmjen e së dielës një i ri ka humbur jetën në Bjeshkët e Deçanit si pasojë e rrotullimit të kamionit.

I riu i aksidentuar është identifikuar dhe ai është Elvis Osdautaj nga Isniqi.

Sekretari i AAK-së në Deçan, Hajdar Sutaj ka ndarë lajmin tragjik, derisa familjarëve të viktimës u ka shprehur ngushëllime.

“I tronditur nga vdekja tragjike e të riut Elvis Osdautaj nga Isniqi i Deçanit!

Në këto momente të vështira për familjen, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, shokëve dhe gjithë bashkëvendësve nga Isniqi dhe Deçani”, ka shkruar Sutaj./Telegrafi/