Një fanatik i sporteve ekstreme nga Armenia, ka publikuar një video amatore ku shihet duke bërë pompa me vetëm dy gishta të dorës së djathtë, derisa këmbët i mbante të varura larg në dollap.
Narek Hakobyan, 29-vjeç, ka perfeksionuar ushtrimet që i bënë çdo mëngjes në shtëpi për të qëndruar në formë të mirë fizike, transmeton Telegrafi.
“Çdo ditë bëj ushtrime, i kaloj nga dy deri në tri orë në dhomë duke ushtruar. Vetëm të dielave pushoj duke shikuar televizor”, ka deklaruar Hakobyan.
Pamjet e këtij të riu duke bërë pompa janë shpërndarë në masë të madhe në internet, ndërsa ai pretendon se pompat mund t’i bëjë edhe me vetëm një gisht. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_Fi6qoJonPA