Site icon Telegrafi

I riu nga Anglia vetëvritet për të mos rënë në duart e ISIS-it

Një i ri anglez i cili ishte duke luftuar në Siri ka vrarë veten për të mos rënë peng i ISIS-it.

Një burim kurd i kanë thënë BBC-së se 20 vjeçari Ryan Lock nga Chichester në West Sussex ka vrarë veten më 21 dhjetor gjatë betejës në Raqqa.

Ai luftoi si vullnetar në anën e Forcave të Armatosura Kurde, YPG.

YPG i tha BBC se “gjurmët e armëve të zjarrit iu gjetën nën mjekër”, duke pretenduar për vetëvrasje.

“Ekzaminimet rezultojnë se luftëtari  britanik ka kryer vetëvrasje në mënyrë që të mos merrej peng nga ISIS”, kanë thënë Forcat e Armatosura Kurde.

Exit mobile version