Telegrafi

I riu në Kroaci doli nga vetura dhe sulmoi vajzën – por pastaj me siguri u pendua

Nervozizmi në trafik është bërë tashmë gjë e zakonshme, sidomos në qytete të ngarkuara.

Dhe një situatë e tillë tregohet në disa pamje që thuhet se janë bërë në Rijeka të Kroacisë, por ajo përfundoi krejt papritur, përcjell Telegrafi.

Gjegjësisht, video tregon një të ri duke dalë nga një makinë pasi një dritë e kuqe u ndez në një semafor.

Arsyeja nuk dihet, por ai shkon drejt makinës përpara dhe “debaton” me shoferen.

Sidoqoftë, duket se nuk ishte një veprim i menduar mirë sepse shoferja doli me një shkop në dorë, dhe i riu iku pas kësaj. /Telegrafi/