Një 27-vjeçar u gjet i varur në shtëpinë e tij në një fermë në pronësi të familjes.
Ngjarja u regjistrua në komunën e Lonato del Garda, në provincën e Brescias.
Ai ishte kthyer të dielën nga muaji i mjaltit me gruan e tij, me të cilën ishte martuar disa muaj më parë.
Historia bëhet edhe më tragjike pasi 27-vjeçarit i kishin vdekur më herët dhe babai me gjyshin në të njëjtën mënyrë, vetëvrasje.
Sipas informacioneve të para që rrodhën, përcjell oranews.tv, viktima ishte djali i një shitësi lokal.
Pasi u dha alarmi, një ambulancë dhe një makinë mjekësore ndërhynë në vend, por të gjitha përpjekjet e provuara për të mbajtur në jetë 27-vjeçarin ishin të pasuksesshme.