Telegrafi

I riu në Gjermani vodhi çelësat nga babai i tij – Mercedesin e blerë të shtunën, e përplasi për muri po të njëjtën ditë

Një shofer 18-vjeçar nga Gelsenkirchen i Gjermanisë vodhi çelësat e makinës nga babai i tij.

Dhe nuk bëhet fjalë për çelësat e një makine dosido, por të një veture Mercedes-i të ri me shkëlqim, AMG GT S, një veturë sportive me 510 kuaj fuqi – vlera e së cilës llogaritet rreth 150 mijë euro.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje që filloi dhe përfundoi të shtunën në mbrëmje, kur 38-vjeçari nga Oberhausen bleu një Mercedes të ri AMG GT S.

Por natën tjetër, i riu dëshironte t’i bënte përshtypje një miku 16-vjeçar, kështu që ai vodhi çelësat e AMG Mercedes, i cili ishte ende me tabelat e provës.

Kështu, derisa ata po udhëtonin në orët e vona të së shtunës në një autostradë, i riu thuhet se humbi kontrollin mbi makinën e fuqishme.

Si pasojë, Mercedes u përplas për një beton duke bërë që shoferi dhe pasagjeri të pësojnë lëndime të lehta dhe duhej të shtroheshin në spital.

Sipas autoriteteve, dëmi vlerësohet të ketë arritur vlerën prej 50,000 eurosh. /Telegrafi/