Telegrafi

I riu gjatë rrahjes masive në New Orleans hasi në yllin e UFC-së, vonë e kuptoi se çfarë e ka gjetur

Ylli i UFC-së, Nate Diat, 38-vjeç, është filmuar duke ngufatur brutalisht një burrë në një rrahje masive që ka ndodhur në New Orleans.

Në video shihet Diaz me një lëvizje neutralizon të riun, të cilin më pas e vendosë në tokë i cili qëndron pa ndjenja, transmeton Telegrafi.

Mediat e atjeshme raportojnë se ai nokautoi yllin i TikTokut, Rodney Peterson, i cili ngjan me vëllain e Jake Pole, që është kundërshtari i ardhshëm i Diazit.

Është paqartë se çfarë e nxiti këtë përleshje në rrugë, por para saj mund të dëgjohen britmat e grave.

E për këtë kanë reaguar edhe nga federata e UFC-së, Dane Wyat, të cilit e tërë situata i është dukur qesharake.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar apo për intervenimin e policisë në këtë rrahje masive që ndodhi në SHBA. /Telegrafi/