Site icon Telegrafi

I riu futet me kamion në qebaptore, i ati tregon arsyet (Video)

Rreth orës dy të mëngjesit të së dielës një person hyri bashkë me kamionin e tij në një lokal në Mitrovicë.

Kamionisti në këtë rast ishte djali 23 vjeç, i Afrim Habibajt i cili po pretendon se e ka blerë këtë lokal në 2014-tën, por që shitësi Bashkim Musa, nuk po ua lëshon.

Habibaj po thotë se ka dokumente që një pjesë të këtij lokali e bleu në 2014-tën e pjesën tjetër 1 vit më vonë, njofton Klan Kosova.

Edhe pse po thotë se ja bleu, lokalin ia la me qera ish pronarit, për të cilin po ankohet se nuk i pagoi as qeranë.

Për uzurpim e kërcënim, Habibaj po thotë se e lajmëroi rastin në polici, të cilët marrin masa.

Kështu e hapi procesin gjyqësor, për çka po thotë se pagoi 5 mijë euro, me kërkesë që lokali të mbyllet deri sa të merret vendimi gjykatës, gjë që nuk ndodhi.

Exit mobile version