Telegrafi

Më i riu i djemve të Zidanes po del të jetë më i talentuari – ai mori një ftesë për kombëtaren, por në adresë “të gabuar”

Elyaz Zidane, më i vogli nga katër djemtë e Zinedine Zidane, një prej futbollistëve më të mirë në botë të të gjitha kohërave, ka marrë një ftesë për në kombëtaren franceze të moshave.

Elyaz (18 vjeç) është më i vogli nga katër djemtë e Zidanes dhe të katër luajnë futboll.

Megjithatë, Enzo, Luca dhe Theo nuk kanë bërë karrierë mbresëlënëse deri më tani, me përjashtim të Luca që është portieri i parë i Eibar.

Djali më i vogël Elyaz, u ftua nga Franca U-19 të dhe ka shanset më të mëdha për tu bërë një yll futbolli.

Kohët e fundit spanjollët kanë shkruar shumë për të dhe arsyeja është se ai mund të luajë edhe për Spanjën, ku ka jetuar për më shumë se një dekadë dhe ku ka mësuar të luajë futboll.

Por Federata Franceze e Futbollit, tani ka dërguar një ftesë për lojtari, por në “adresën e gabuar”, pra te Real Madridi, gjë që tërhoqi vëmendjen e spanjollëve.

Në ftesën zyrtare thuhet se Elyaz Zidane është lojtar i Real Madridit, ndonëse më shumë se dy muaj më parë u largua nga klubi mbretëror dhe tani luan për skuadrën e të rinjve të Real Betisit.

Trajneri francez Bernard Diomede, kampion bote në vitin 1998 së bashku me babain e tij, Zinedine Zidanen, ka ftuar të riun Elyaz për në raundin elitar të kualifikimeve të Kampionatit Evropian. /Telegrafi/