Telegrafi

I riu i dehur bënte probleme në autobus, e pëson keq nga pensionistja e ulur afër tij (Video)

Thonë se pamja e jashtme në shumë raste na mashtron, kështu ka ndodhur edhe më një djalë të ri i cili u rrah keq nga një gjyshe.

Ky moment i pazakontë është filmuar brenda një autobusi ku gjyshja sulmoi brutalisht të riun e dehur të cilin më pas e nxori nga autobusi pa krijonte probleme, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar me telefon mobil nga një pasagjer tjetër që ishte brenda autobusit dhe po udhëtonte rrugëve të një qyteti në Kazakistan.

Pensionistja e veshur me rroba tradicionale, ballafaqohet me të riun i cili ishte nën ndikim të alkoolit dhe i cili po bënte probleme në autobus.

Në një moment ajo humb durimin dhe e kap për fyti duke e detyruar të dal nga autobusi, por kur ai refuzon ta bëjë një gjë të tillë, ajo përdor forcën. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=n8QlcZKzQPA