Telegrafi

I riu 28-vjeç u martua me 82-vjeçaren, me të cilën kishte zhvilluar vetëm një bisedë telefonike (Video)

Sofian Loho Dandel 28-vjeç nga ishulli Mantehage në Indonezi, është martuar gjatë vikendit të kaluar më një grua 82-vjeçe me të cilën kishte zhvilluar vetëm një bisedë telefonike.

Ai u ka thënë gazetarëve se kurrë më parë nuk kishte pasur të dashur, dhe se thjesht ishte dashuruar në një person të panjohur me të cilën kishte zhvilluar vetëm një bisedë telefonike, transmeton Telegrafi.

Ai kishte vendosur ta njoh Marta Pot-in për të cilën kishte udhëtuar plot 120 kilometra që ta takojë. Duke marrë parasysh faktin se të “përzgjedhurën” kurrë nuk e kishte pyetur për vite, kishte mbetur më shumë se i befasuar kur e priti një grua 82-vjeçe.

Ai thotë se kurrë nuk i kishte shkuar ndërmend që Marta mund të ketë kaq shumë vite, por pranon se kjo nuk ka ndikuar fare në lidhjen e tyre. Çifti i dashuruar brenda një kohe të shkurtër u fejuan, kurse gjatë vikendit të kaluar edhe u martuan.

Për ta dëshmuar se dashuria e vërtetë nuk moshë, ata historinë e tyre të dashurisë e kanë ndarë më botën përmes një videoje. /Telegrafi/